E hënë, Gusht 26, 2019
Ballina SHOWBIZ Një faqe e rrejshme në Instagram ia keqpërdor imazhin duke u kërkuar...

Një faqe e rrejshme në Instagram ia keqpërdor imazhin duke u kërkuar para ndjekësve, reagon Sidrit Bejleri

Këngëtari i njohur Sidrit Bejleri është një figurë mjaft e ndjekur në rrjetet sociale nga mijëra shqiptarë.

Megjithatë, edhe ai së fundmi duket se ka rënë pre e keqpërdorimeve që bëhen në internet nga persona dashakeqës me qëllime përfitimi.

Ai ka bërë të ditur se një faqe në rrjetin social Instagram është hapur nër emrin e tij, dhe të njëjtët po i mashtrojnë fansat duke u kërkuara para.

Foto: Sidrit Bejleri/Instagram

Fotografitë e publikuara me humanistin Eliv Naçi, kanë bërë gjithashtu më shumë fansat të besojnë se faqja në fjalë po kërkon të holla për aktivitete humanitare.

“Kjo adresë nuk është imja! Sapo më sinjalizuan që mashtrojnë duke kërkuar para. Bëjini REPORT ju lutem!”, kanë qenë fjalët e këngëtarit nga Shqipëria.

I njëjti, ështëi njohur për aksionete tij të shumta bamirëse që ndërmerr së bashku me hoxhë Elvis Naçin, por që figura e mirë e tij si artist në këtë rast, ka përfunduar në duart e keqpërdoruesve. /Telegrafi/

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here