“Një buzëqeshje”

Poezi nga William Blake – 

Është një buzëqeshje dashurie
E një buzëqeshje mashtrimi.
Dhe është një tjetër buzëqeshje
Ku të dyja buzëqeshjet mpleksen.

Është një shikim urrejtjeje
E një shikim përbuzjeje.
Dhe është një shikim i përbërë nga këto shikime
Të cilin më kot
Ta harrosh ti përpiqesh.

Sepse në fund të thellësisë së zemrës depërton
E thellohet në thellësi të ashtit
E asnjë buzëqeshje që ishte ndonjëherë buzëqeshje
Por vetëm ajo e njëjta buzëqeshje
Nga djepi deri tek varri
Mund të buzëqeshet vetëm një herë
Dhe kur është buzëqeshje
Çdo mjerim fund merr.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here