Neymar merr lajmin e madh, prek fushën pas 70 ditësh

Dritë në fund të tunelit për Neymar Jr. Ylli brazilian është rikthyer të zbres në fushën e blertë, pas dëmtimit në metatarsal.

Futbollisti më i shtrenjtë në historinë e futbollit zbret në fushë pas 70 ditësh, ku la terrenin pas dëmtimit në një ndeshje të Kupës së Francës kundër Strasburgut më 23 janar.

Gjithsesi, braziliani i PSG-së nuk u bashkua me pjesën tjetër të grupit në fushën e blertë, por punoi me topin nën mbikëqyrjen e fizioterapistit të ekipit.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here