“Netës”

Poezi nga Jorgo Bllaci – 

Kaq e shtrenjtë kurrë s’më je dukur,
Ti vërtetë nuk paske shëmbëllim!
Ah, moj Neta, sytë e tu të bukur
Çmendurisht i deshte miku im!

Nëse këtë çast i ngrysur mbeta
Duke të vështruar ty kështu
Ti mos m’u çudit aspak moj Neta
Më kujtuan mikun sytë e tu.

Sa dëshire do të kisha sonte
T’ju vështroja bashkë që të dy:
Vetëm ta dëgjoje të këndonte
Vargjet që me zjarr t’i thuri ty!

Ndoshta sot, që vite pas la jeta,
Miku prapë në shpirt të mban diku
Ish e bukur dhembja e tij, moj Neta,
Aq sa ç’janë edhe dy sytë e tu.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here