Në Spanjë janë të bindur: Griezmann favorit për “Topin e Artë”

Fituesi i “Topit të Artë”, çmimit më prestigjioz individual në histori, do të bëhet publik më 3 dhjetor, teksa dje është zbuluar lista me 30 kandidatët zyrtar që mund të fitojnë këtë çmim

Në të janë emra të rëndësishëm si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Modric, dhe deri te lojtarët që shkëlqyen në Botëro si Mbappe, Courtois, Hazard dhe Kante. Një ndër pretendentët kryesor për këtë çmim është Atonie Griezmann.

Fakti që çmimi jepet nga një revistë franceze dhe fitimi i Kupës së Botës, bën që sulmuesi i Atleticostë jetë një ndër pretendentët kryesor. Griezmann ndërkohë fitoi edhe Europa League dhe Superkupën e Europës me Atleticon, duke i shtuar edhe më shumë pikë vetes te gazetarët që do të kenë të drejtën e votës. /Koha Jone/

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here