Në skenë prej më shumë se gjysmë shekulli, “Nderi i Kombit” Robert Ndrenika mbush 77 vjeç

Përtej viteve që kalojnë, shpirti nuk njeh kohë dhe për publikun shqiptar, Robert Ndrenika është Artist i Madh ende sot në 77-vjetorin e tij të lindjes. Shtatlartë e me tipare të zeza e të bukura (tashmë i thinjur), tipike tipare shqiptare e gjithmonë i goditur në frazat dhe interpretimet e tij, Robert Ndrenika është artisti me shpirt të madh.

Ai është ndër të paktët aktorë që rolin e luan me një sens të spikatur realist. Ndrenika është skicues i karaktereve të goditura. Përjetimi i tij është i thellë dhe tejet organik që shkakton emocion. Me një portret të dashur dhe zërin që di të futet në lëkurën e çdo personazhi, rolet e shumta të interpretuara prej tij bënë që të pasqyrojnë edhe botën e madhe shpirtërore që e karakterizon.

Detaje nga jeta e Robert Ndrenikës

Robert Ndrenika lindi në Tiranë, në vitin 1942. Talenti i tij spikati që në vitet e para të jetës, kur ai kultivonte pasionin e tij për teatrin në Shtëpinë e Pionierit në Tiranë. Pas përfundimit të gjimnazit “Qemal Stafa”, në vitet ai 1960-1964 nis studimet për aktor në Shkollën e Lartë “Aleksandër Moisiu”. Nga ky vit, deri më 1970, punoi si aktor në Teatrin “Skampa” të Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punoi si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension. Presidenti i asaj kohe, Bamir Topi, i akordoi Ndrenikës  titullin “Nder i Kombit” ( ne 2012).

Për shumë vite punoi si aktor i lirë (pas pensionit). Midis të tjerash, ka interpretuar: “Besa” e Sami Frashërit, “Ura” e Minush Jeros, “Prefekti” i Besim Levonjës, “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës, “Midis dy njerëzve” e Kiço Blushit, “Skënderbeu” i Lec Shllakut, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxës, “Fytyra e dytë” dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit, “Shkallët” dhe “Shtëpia me dy porta” të Ruzhdi Pulahës, “Shumë zhurme për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” të Shekspirit, “I sëmuri për mend” dhe “Kopraci” të Molierit, “Udha e largët” e Arbuzovit, “Luiza Miler” e Shilerit, “Prometeu” dhe “Njeriu që pa vdekjen me sy” të Viktor Eftimiut, “Dashuri e tillë” e Kohoutit, “Banja” e Majakovskit, “Arturo Ui” e Brehtit, “Vdekja e një komisioneri” e Millerit, “Vizita e damës plake” e Dyrrenmatit, “Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, “Darka e të marrëve” e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Anton Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj../ATSH/

 

Filmat :

Kronikë provinciale (2009)

Tifozët – (2004) komedi

Njerëz dhe fate – (2002-2

Tirana, viti zero

Parullat – (2001), Lleshi

Bolero – (1997)

Nata e dymbëdhjetë

Edhe kështu edhe ashtu

Botë e padukshme -azi

Përrallë nga e kaluara – (1987), Vangjeli

Vrasje në gjueti

Dhe vjen një ditë – (1986) si vëllai i Llano Bletës

Gurët e shtëpisë sime – (1985)

Tre njerëz me guna – (1985)

Shi në plazh – (1984) teater-komedi

Shirat e vjeshtës – (1984) , Sotiri

Nxënësit e klasës sime – (1984), Kristofori

Kohë e largët – (1983), Anastas Grigori

Besa e kuqe – (1982), Gjoni

Era e ngrohtë e thellësive – (1982) (TV)

Nëntori i dytë – (1982), karrrocieri i Ismail Qemalit

Prefekti, komedi, Qazim Mulleti

 

Vëllezër dhe shokë – (1982), Sokrati

Një shoqe nga fshati – (1980) Agushi

Ditët që sollën pranverën – (1979) (TV)

Mësonjëtorja – (1979), kocka

Në shtëpinë tonë – (1979), Stefi

Koncert në vitin 1936 (1978), Fotaqi (n/prefekti)

Shembja e idhujve – (1977), kapteri

Emblema e dikurshme – (1976) (TV)

Duke kërkuar 5-orëshin – (1974) Zeqo

Rrugë të bardha – (1974), Ganiu

Shtigje të luftës – (1974), Shabani

Kryengritje në pallat – (1972)

Odiseja e tifozave – (1972)

Kapedani – (1972), i biri i xha Sulos

I teti në bronc – (1970), Xhemali

Horizonte të hapura – (1968), Azemi

Oshëtimë në bregdet – (1966), Gjergji

Prefekti, komedi, Qazim Mulleti

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here