Në Mexico City mbërrijnë emigrantët e parë në kërkim të Amerikës

Kanë mbërritur në Mexico City emigrantët e parë që udhëtojnë përmes Meksikës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rreth 450 persona, kryesisht burra dhe djem u është dhënë strehim i përkohshëm në një stadium sportiv.

Karvani me emigrantë u nis nga Hondurasi disa javë më parë.

Presidenti i SHBA Donald Trump thotë se trupat do të vendosen për t’i ndaluar ata të kalojnë kufirin amerikano-meksikan.

Kritikët e kanë akuzuar presidentin Trump për përdorimin e kërcënimit të emigracionit të paligjshëm për të dërguar përkrahësit e tij përpara zgjedhjeve afatmesme të së martës.

Emigrantët thonë se po ikin nga përndjekja, varfëria dhe dhuna në vendet e tyre të Hondurasit, Guatemalës dhe El Salvadorit.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here