“Nadar, mes rregullave dhe tekave”, ekspozita tek “Marubi”

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” sjell për publikun ekspozitën “Nadar. Mes rregullave dhe tekave” e kuruar nga Michel Poivert.

Në këtë ekspozitë studioja fotografike më prestigjioze e Francës të fundshekullit XIX dhe fillim shekullit XX vjen me një përzgjedhje unike imazhesh nga atelieri Nadar, që na tregon se si portreti klasik i ”burrave të mëdhenj ” të shekullit XIX, i shpikur nga Félix, i la vend suksesit të fotografisë së aktorëve të teatrit të fotografuar nga i biri Paul në fillim të shekullit XX.

Tregu i portretit kalon nga kthjellësia në fantazi duke na rrëfyer zhvillimin e një shoqërie ku kodet e famës ndryshojnë. 

Kjo ekspozitë vjen si një bashkëpunim me Muzeun e Fotografisë Jeu de Paume në Paris, Médiathèque de l’architecture et du patrimoine, Ministrinë e Kulturës të Shqipërisë dhe Francës me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Tiranë.

Publiku do shijojë ekspozitën me imazhe interesante dhe mjaft me vlerë sot në orën 18:00 në ambientet e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” ,Shkodër.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here