Nacho del hapur: Do të donim ta kishim Ronaldon në ekip, ishte lider

Mbrojtësi i Real Madrid, Nacho, në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat iberike ka pranuar se largimi i Ronaldos ka lënë një boshllëk aspak në vogël në ekipin e tij. Ai madje ka kërkuar që ta ketë sërish në ekip yllin portugez.

“Nëse do të ishte për ne, do të dëshironim ta kishim Cristiano Ronaldon në skuadër, sepse e kishim lider për shumë vite dhe është një lojtar që bën diferencën. Por është një situatë, ku nuk mund të ndihemi keq për veten tonë, për shkak të Cristianos. Ai zgjodhi të largohej. I jemi mirënjohës për gjithçka që bëri për Real Madridin dhe i urojmë fat, por nuk mund të ndihemi keq për dikë, që nuk është më me ne. Nuk është faji ynë, ne nuk kishim asgjë në dorë.

Ne kemi shumë besim te lojtarët, që kemi. Titujt fitohen me lojtarët që ke në skuadër. Po hasim vështirës pasi nuk jemi mësuar me këtë situatë, por duhet të ruajmë qetësinë dhe gjakftohtësinë. Kemi shumë besim te futbollistët që janë në dispozicion”, deklaroi Nacho.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here