Mos e lejo veten tënde të kontrollohesh nga këto 5 gjëra

Nëse do të jetosh një jetë të bukur, bën mirë të mos e lejosh veten tënde të kontrollohesh nga këto pesë gjëra:

  1. E shkuara jote.

Mund të të ketë ndodhur gjithçka në të shkuarën, mund të të kenë bërë të këqija që nuk i kishe imagjinuar më parë, por sërish duhet t’i harrosh atë dhe të ecësh përpara. Nëse ti jeton me mendimet e së shkuarës, jo vetëm që nuk e jeton të tashmen, por ndikon negativisht edhe në të ardhmen tënde. Ata që të kanë bërë keq, fitojnë në këtë rast, ndërsa ti humbet. Jetoje të tashmen tënde dhe lëre të shkuarën pas krahëve.

  1. Opinionet dhe paragjykimet e të tjerëve.

Sa herë që bën diçka, duhet ta pyesësh veten tënde: “Po e bëj këtë gjë, sepse unë dua ta bëj, apo sepse kam frikë nga opinionet e të tjerëve nëse nuk e bëj?”. Ti ke lindur unik për një arsye dhe duhet të të duan për atë që ti je, jo për atë që të tjerët duan të jesh. Ata që vërtet të duan, do të pranojnë dhe do të duan për atë që ti përfaqëson. Vetëm ata që nuk të duan, do të gjejnë diçka sado të vogël për të të kritikuar dhe paragjykuar.

  1. Mendimet negative për veten tënde.

Shpesh këto mendime janë të pandërgjegjshme, ndoshta të nxitura që në fëmijëri nga të tjerë përreth teje që nuk i arritën ëndrrat e tyre. Ndaj, nëse mendime të tillë të kalojnë nëpër mendje, mendo menjëherë për diçka tjetër. Ndaloji ato të ndikojnë në jetën tënde, pasi nuk ka asgjë që ti nuk e bën dot, që nuk e arrin dot, apo asnjë nivel suksesi që nuk e arrin dot, nëse arrin të besosh maksimalisht tek vetja jote. Çdo gjë është e mundur dhe ti mund ta arrish.

  1. Marrëdhëniet.

Nëse je një person që ke nevojë për dikë tjetër pranë që të të bëjë të lumtur, atëherë dije se je vetëm një hap larg një lëndimi tepër të madh, nëse ai person të lë, apo diçka shkon keq në marrëdhënien tuaj dhe nuk flisni prej ditësh. Këtu nuk është fjala të mos duash dikë, apo të mos nisësh një marrëdhënie, pasi dashuria është ndjenja më e fuqishme. Këtu është fjala për ata që nuk jetojnë dot pa qenë në një lidhje, edhe pse ajo lidhje mund të jetë toksike për ta. Është detyrë e secilit nga ne të bëhet i fortë dhe të jetë i lumtur duke jetuar i vetëm, pa pasur nevojë për dikë tjetër përkrah.

  1. Paratë.

Paratë kontrollojnë shumicën e njerëzve në planetin tonë. Paratë nuk janë diçka e keqe, janë të nevojshme për secilin nga ne. Çështja është të mos zgjedhësh diçka, thjesht duke u nisur nga fakti se sa lekë janë të përfshira në mes. Duhet të kuptosh diçka, kur ti përkushtohesh maksimalisht në diçka dhe bën çdo gjë duke i shërbyer për mirë të tjerëve, atëherë lekët kanë për të ardhur vetë tek ty dhe në sasi shumë më të madhe, se sa të ishe ti që t’i kërkoje ato që në fillim.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here