Modric shpërthen ndaj ekipit: Nuk mund t’i nisim kaq m*** ndeshjet

Largimi i Cristiano Ronaldos duket se ka qenë vetëm fillimi për fillimin e shpërbërjes së një perandorie. Konfirmimin për momentin e vështirë e ka dhënë dje në mbrëmje Real Sociedad që i ka shkaktuar humbjen e gjashtë sezonale në kampionat, duke u distancuar 10 pikë nga Barcelona.

Pas zërave të shumta për një largim të Marcelos, tashmë janë shtuar dyshimet edhe për Bale pas reagimit të ashpër të tij pas ndeshjes.

“Problemi jon nuk janë arbitrat dhe VAR. Shumë nga ne po luajnë jashtë nivelit të tyre. Nuk mund ta nisim në mënyrë kaq m*** ndeshjet. Krijojmë shumë, por topi nuk futet, nuk është çështje fati ose jo fati, duhet ta shohim në sy realitetin dhe të përmirësohemi. Të reagojmë si burra për të rregulluar gjërat”, u shpreh Modric pas ndeshjes.

Interi është gati të përfitojë nga situata e kroatit, teksa do të përgatisin një tjetër sulm për ta rrëmbyer në verë. /Koha Jone/

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here