Miliarderi befason punonjësit, i dhuron 600 makina

Pronari multi-miliarderi Sanjiv Dholakia u largua nga fshati i tij i lindjes Dudhala me 12 cent euro dhe tani drejton një perandori që eksporton gurë të çmuar në 50 vende në botë.

Sanjivkaja zotëron kompaninë Hari Krishna Exporters, një nga kompanitë më të mëdha të tregtisë së diamantit në botë.

Por ai nuk e ka harruar origjinën e tij dhe ëndërrën e çdo djali indian që është rritur në fshat për të pasur një makinë.

Dhe biznesmeni i bëri dhuratë punonjësve 600 makina  (400 Renault këid dhe 200 Suzuki Celerio) të gjitha të bardha e të zbukuruara me një grup trengjyrësh (të bardhë, të gjelbër dhe shafran) të amurit indian dhe një kurorë me lule të verdha.

Nuk është hera e parë që themeluesi i Grupit Hari Krishna, i cili ka një qarkullim vjetor prej 1.1 miliardë dollarë jep shpërblime dhe dhurata për të gjithë punojësit e tij në gjatë periudhës së festivalit të rëndësishëm indian, Diwali.

Në vitin 2014 ai u dhuroi Fiat Punto dhe një vit më pas shërndau 200 apartamente dhe 491 makina.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here