Messi i zbras xhepat Federatës Argjentinase

Argjentina jo vetëm që do të humbasë nga pikëpamja futbollistike në miqësoren e tyre kundër Marokut të mërkurën, por edhe financiarisht.

Mungesa e yllit të Barcelonës, Lionel Messi do të thotë se Federata e Futbollit Maroken do të paguajë vetëm 550.000 euro.  Sipas gazetës së përditshme marokene, “Al Ahdaz al Magrebiya”, Federata e tyre kishte rënë dakord që të paguante rreth 1 milionë euro në arkat e Federatës së Futbollit Argjentinas nëse Messi do të zbriste në fushë.

Në një kontratë të firmosur pak ditë më parë, thuhej se ndaj Marokut duhet të aktivizohen të gjithë yjet e skuadrës, përfshirë këtu edhe Messin. Në kontratë kërkohej që ylli i Barcelonës të aktivizohej në të paktën 70 minuta të takimit të së martës së 26 marsit.

Messi u dëmtua në takimin miqësor ndaj Venezuelës në humbjen 3-1 të pësuar në “Ëanda Metropolitano”, duke humbur ndeshjen miqësore ndaj Marokut.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here