“Më kot mes turmës”

Poezi nga: Afanasy Fet – 

Ashtu kot, përzierë mes turmës, e dashur,
Rrugës plot zhurmë, shpirtndrydhur, s’kam pse shkoj:
Fati tek ti, e di, s’ka për të më qasur,
Syt’e tu të kthjellët s’kam se ku t’i shoh.

Njëherë m’u shfaqe si vegim mrekulli,
Mes njerëzve të shumtë, koti, të lehtë,
Shpejt shkon kënaqësi, dashuri, rini,
Ëndrra, lavdi, por ti ishe ca m’e shpejtë.

Ata sy diçka të re për mua thanë,
Padashur, e vërteta më mbushi plot,
Ashtu si agimi ngre perden e natës,
Ç’pashë, ëndërr e ëmbël, s’e harroj dot.

E bukur ëndrra, sado zgjati aq pak!
I vrarë tani, nga breng’e pakuptimtë,
I vetëm bredh, pres atë vegim me ankth,
Ja, para meje pluskon, qartë, plot dritë.

/Përktheu: Maksim Rakipaj/

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here