Mayweather do bëjë debutimin e parë në MMA në Japoni

Floyd Mayweather do të luftojë kundër kickboxer-it Tenshin Nasukawa në Japoni më 31 dhjetor, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me një kompani për arte marciale të ndryshme.

Ish-kampioni i botës Mayweather mundi Conor McGregor të UFC-së në një ndeshje boksi në gusht 2017 për të zgjeruar rekordin e tij në 50 fitore.

41-vjeçari i pamposhtuar ka fituar tituj botërorë në pesë kategori të ndryshme të peshave. Por kurrë nuk ka luftuar në mënyrë profesionale në MMA.

Së fundi ai shprehu dëshirën për një ndeshje të mundshme me Khabib Nurmagomedov dhe boksierin Manny Pacquiao të UFC-së.

Formati dhe rregullat për ndeshjen e tij me Nasukawa ende nuk janë vendosur.

Kundërshtari i tij do të jetë 20-vjeçari japonez Tenshin Nasukawa.

Nasukawakonkuron në kampionatin RIZIN, në të dyja MMA ashtu edhe në kickboxing të pastër. Si edhe ka fituar të katërt ndeshjet që zhvilloi në MMA.

“Doja të bëja diçka ndryshe ,”-tha amerikani. “Dua të shfaq aftësitë e mia jashtë SHBA dhe të jem në një betejë të veçantë. Dua t’u jap njerëzve atë që duan , gjak, djersë dhe lot.”

Mayweather tha se kushtet dhe rregullat e ndeshjes do të vendoseshin në javët e ardhshme.

Ndërsa japonezi u shpreh: “Ishte një ofertë e papritur. Por e pranova pa hezitim. Është momenti më i madh në jetën time dhe unë dua të jem njeriu që do ndryshojë historinë. “

Nasukawa ka një rekord prej 27 fitoresh dhe 0 humbje në kickbox dhe 4 fitore e 0 humbje në MMA.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here