Manaj imiton Ronaldon, shënon super gol me roveshatë (VIDEO)

Rey Manaj është në një nga momentet e tij më të mirë si te skuadra e Albacetes edhe te kombëtarja shqiptare. Futbollisti lushnjar ka bërë disa paraqitje të mira duke fituar edhe ftesën nga trajneri Christian Panucci.

Manaj luajti në ndeshjen me Jordaninë, por nuk arriti që ta gjejë rrugën e rrjetës, pavarësisht se ishte shumë aktive. Ndërsa në stërvitjen e Kombëtares, Manaj ka shfrenuar fantazinë me një gol të çmendur “alla” Ronaldo me roveshatë. Ndërkohë më poshtë ndiqni dhe golin e sulmuesit.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here