Madonna reagon për Eurovision: Nuk do përkulem për t’ju përshtatur asnjë agjende politike

Ylli i popit Madonna njoftoi të martën vendimin e saj për të performuan në Eurovision Song Contest në Izrael këtë javë. Këngëtarja është shprehur se gjithmonë do të mbrojë të drejtat e njeriut dhe shpreson të shohë një rrugë të re drejt paqes.

Madonna do performojë të shtunën gjatë finales së Eurovision në Tel Aviv. Aktivistët pro-palestinezë kanë bërë thirrje për një bojkot. Ata duan që kompanitë, performuesit dhe qeveritë të largohen nga Izraeli.

Në konkursin e Eurovision marrin pjesë këngëtarë nga më shumë se 40 vende dhe vitin e kaluar u ndoq nga më shumë se 189 milion shikues në rreth 50 vende evropiane.

Në komentin e saj të parë mbi vendimin për të kënduar në event, Madonna tha se mbështet të gjitha të drejtat e njeriut.

“Asnjëherë nuk do ndaloj së kënduari për t’iu përshtatur agjendës politike të dikujt, nuk do ndalem të flas kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut kudo që mund të ndodhet në botë,”-tha këngëtarja për Reuters. “Zemra ime thyhet sa herë që dëgjoj për jetë të pafajshme të humbura në rajon dhe dhunën që shpesh përjetësohet për t’iu përshtatur qëllimeve politike të njerëzve që përfitojnë nga ky konflikt i lashtë. Shpresoj dhe lutem që së shpejti të shpëtojmë nga ky cikël i tmerrshëm i shkatërrimit dhe të krijojmë një rrugë të re drejt paqes.”

Izraeli po pret konkursin e Eurovizion pasi këngëtarja izraelite Netta Barzilai fitoi vitin e kaluar. Vendi fitues zakonisht mirëpret konkursin e vitit të ardhshëm.

Madonna pritet të performojë dy këngë në Tel Aviv, një nga albumi i saj i ardhshëm “Madame X” që do të dalë në qershor dhe një këngë të vjetër të sajën.

Ajo zhvilloi turne botëror në Izrael në 2009 dhe 2012.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here