Liverpool nuk merr në Serbi Xherdan Shaqirin për ndeshjen me Crvena Zvezda

Liverpooli e ka lënë jashtë loje Xherdan Shaqirin në ndeshjen e ditës së nesmërme në trasnfertë me skudrën serbe Crvena Zvezda, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri Jurgen Klop, i cili tha se nuk duan të shkaktojnë incidente për shkak të origjinës shqiptare të Shaqirit.

“Kemi degjuar shumë spekullime për këtë temë. Ne nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë atje. Ajo është një ndeshje e rëndësishme dhe duam të fokusohemi 100 për qind në fushën e lojës, dhe jo të mendojmë gjera të tjera. Prandaj menduam që Shaqiri të mos udhëtoje me ne. Ai është një lojtar fantastik, dhe klubi e dashuron atë. Por situata është e tillë”, tha Klop.

Pak kohë më parë Drejtori sportiv i Crvena Zvezdas, Zvezdan Terziç, zbuloi se klubi i tij do të bëjë detyrën për të mbrojtur Shaqirin, së bashku me Liverpoolin, megjithëse theksoi ndikimin e situatës.

“Unë mendoj se Shaqiri do t’i nënshtrohet presionit të jashtëzakonshëm psikologjik,  tha Terziç për gazetën serbe “Kurir”.

“Ai e di se ku do të shkojë. E di mirë se klubi ynë është një simbol i Serbisë. Nuk e di nëse ai do të jetë i gatshëm të luajë në Serbi, në këto kushte, kështu që dyshoj se do të vijë. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi që Shaqiri të ndihet i sigurt për të luajtur futboll”, tha ai.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here