Letër vetes, mënyra për të arritur tek rehatia afatgjatë

Ke filluar të ndjesh se jeta jote ka një qëllim dhe që permasat e ëndrrave të tua duhet ti arrish. Madje pa vetëdije ndjen nevojën të mos japësh sqarime gjatë gjithë kohës.
E ke kuptuar se nuk është e domosdoshme të shikosh telefonin sa herë ke kohë të lirë.

Ti, brenda vetes po ndryshon!

Për ty vlera e kohës po merr rëndësi. Detyrat që ke para vetes janë të vetmet që do të të thonë “faleminderit” më vonë.
Madje, nuk ankohesh sepse e ke kuptuar se janë pjesë e rrugëtimit tënd.
Fillon të largohesh nga ata që të marrin kohë pa e vlerësuar kohën tënde. Ti po kupton se parehatia e momentit është forma e vetme për të arritur tek rehatia afatgjatë.

Ti ndjen frikë, madje më shpesh se më parë, por tashmë e mposht me dashurinë që ke për ëndrrën që po ndjekë. Pa kaluar në stuhi nuk rritesh.

Njerëzit sillen në mënyra të ndryshme, marrin apo nuk marrin përgjegjësi. Nuk mund tja lejosh askujt të të bëjë të ndihesh pa vlerë vetëm pse i ke rrëfyer anën e errët të rrugëtimit tënd.

Ti e di se nuk mund të fshihesh nga historia jote. Përdori të gjitha forcat për t’u bërë versioni më i mirë i vetes.

Nuk ke pse e zbukuron historinë tënde e aq më pak të tregosh histori himnizuese për veten. Ti e di se je njeri dhe se gabimet janë për ne.

Ti tashmë mendon ndryshe. Secila ditë është mundësi për një fillim të mbarë dhe ne mund të zgjedhim personin që duhet të bëhemi.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here