Kushtim

Poezi nga: Anna Akhmatova
Përktheu: Maksim Rakipaj

Këtij pikëllimi malet i përulen,
Lumi i gjërë rrjedhën e ndal,
Veç drynat e burgut nuk çkulen,
As dhe birucat pas tyre varg
Me gjithë të vdekjes ankth.

Për dikë era fryn ëmbëlsisht,
Një tjetër perëndimi flladit
Ne s’dimë gjë, njësoj të gjithë,
Rrapëllimë kyçesh, heshtje varri
Dhe hapat e rëndë të ushtarit.

U ngritëm si për meshë, herët
Në kryeqytet të shkretë shkuam,
Të vdekur të pakallur takuam,
Njeva më e mjegullt, dielli më i errët,
Veç shpresa këndon si njëherë.

Vendimi… Dhe lotët rrjedhin çurg,
E ndarë nga të gjithë tashmë
E dhëmbja sikur zemrën ma shkul,
Dhe mbetem keq, pa frymë, pa zë,
Ngrihem e shkoj… nuk kam ç’bëj më…

O miq, u ndamë për së gjalli,
Miq në këto dy vite halli,
Ç’bëni në Siberinë e ftohtë,
Ai disk i hënës, ç’ju thotë?

Për ju një përshëndetje malli.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here