Kritikoi Trump, dorëhiqet ambasadori i Britanisë në SHBA

Sir Kim Darroch ka dhënë dorëheqjen si ambasador i Britanisë së Madhe në SHBA, pas publikimit të email-eve ku kritikonte administratën e Presidentit Trump.

Ambasadori u quajt “një djalë shumë budalla” nga Z. Trump, pasi Darroch e konsideroi “të ngathët dhe të paaftë”.

Zyra e Jashtme konfirmoi vendimin e Sir Kim për të dhënës dorëheqjen të mërkurën.

Ambasadori tha se donte t’i jepte fund spekulimeve, duke shtuar se rrjedhja e email-eve e kishte bërë “të pamundur” punën e tij.

Në një letër në Zyrën e Jashtme, Sir Kim tha: “Që nga rrjedhja e dokumenteve zyrtare nga kjo Ambasadë ka pasur shumë spekulime rreth pozicionit tim dhe kohëzgjatjes së mandatit tim të mbetur si ambasador. Dua t’i jap fund këtyre spekulimeve”.

Në kabllogramet që datojnë që nga viti 2007 deri në ditët e sotme, ambasadori Kim Darroch, thotë se administrata Trump është “e ngathët dhe e paaftë në diplomaci”.

Pavarësisht se hetimet e prokurorit të posaçëm Robert Mueller nuk gjetë prova bashkëpunimi midis ekipit zgjedhor të zotit Trump dhe Rusisë, ambasadori Kim shkroi në kabllograme se “më e keqja nuk mund të përjashtohet”.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here