Kritikët i thanë “të ngrejë” gjoksin, këngëtarja i kthehet ashpër

Këngëtarja Tanerelle u kthye në artisten më të komentuar pasi u shfaq pa sytjena në tapetin e kuq të Bet Awards.

Shumë komentues nuk e pëlqyen aspak pamjen dhe i sugjeruan “ngritje gjoksi” ose mbajtje të sytjenave kudo që shkon.

Kritikat vinin edhe nga fansa të vetë këngëtares. Ajo nuk hezitoi tu kthente përgjigje të gjithëve me anë të një shkrimi në Twitter ku i sqaroi se nuk do bëjë asnjë ndërhyrje për këtë gjë.

 “Për gjithë komentet negative që lexova sot, nuk kam nevojë ta ngre gjoksin që të vesh një dreq fustani.

Unë jam grua, gjoksi natyral varet dhe mua më pëlqen shumë dhe s’kam ndërmend ta ndryshoj që t’ju kënaq shikimin. Unë po jetoj ëndrrat e mia dhe po fokusohem në gjëra më të mira.

T’i ngre?! Po për kë? Unë mendoj se duket shumë bukur dhe kjo ka rëndësi”, shkruajti Tanerelle.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here