Krijohet pulla postare me ansamblin “Shota”

Posta e Kosovës lëshon ditën e premte në qarkullim emisionin e pullave postare 70 Vjetori i ansamblit të këngëve dhe valleve “Shota”. Ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve “Shota” fillimisht është formuar si shoqëri amatore në vitin 1948, ndërkaq si ansambël i këngëve dhe valleve më 30 shtator 1950, që e bënte këtë ansambël njërin ndër institucionet e para artistike dhe kulturore në Kosovë.

Edhe pse qëllimi i themelimit të këtij ansambli ishte të ruajë trashëgiminë burimore kulturore në lëmin e këngëve dhe valleve popullore, si dhe të hulumtojë format e reja të përpunimit të artit popullor, për shkak të politikës diskriminuese ish-jugosllave, më 18 mars 1954 ndërpritet funksionimi i tij.

Me krijimin e kushteve, në mars të vitit 1964, ky ansambël është rithemeluar me emërtimin Ansambli Shtetëror “Shota”, i cili luajti një rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen, kultivimin dhe zhvillimin e këngëve dhe valleve popullore të Kosovës.

Ansambli “Shota” afirmoi vlera të mirëfillta kulturore kombëtare siç është origjinaliteti i kostumeve, meloditë autentike dhe vallet e veçanta ekzotike, me të cilat ky ansambël është prezantuar në më se 50 shtete të ndryshme të botës, në të gjitha kontinentet, shkruan koha.net. Nga viti 1994, ansambli funksionon me emërtimin e ri: Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”. Filatelia e Postës së Kosovës do të angazhohet që përmes imazheve të pullave postare të afirmojë vlerat tona kulturore dhe kombëtare.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here