Krijesat e çuditshme pushtojnë detin, pushuesit përfundojnë në spital

Një numër i madh krijesash deti, të quajtura miza blu kanë “pushtuar” bregun e Queensland në Australi duke pickuar mijëra njerëz. Për këtë arsye, shumë zona ku shkonin pushues janë mbyllur.

“Surf Life Saving Queensland” njoftoi se rreth 2700 njerëz shkuan për të marrë mjekime gjatë fundjavës. Pickimet e mizave blu janë të dhimbshme, por nuk përbëjnë kërcënim për jetën.

Erërat e pazakonshme të forta shtynë kolonitë e krijesave të tilla drejt plazheve.

Rreth 13,000 pickime u regjistruan në javën e kaluar. Shumica e incidenteve u zhvilluan në rajonin bregdetar të Gold Coast dhe Bregdetin Sunshine të populluar në Queensland.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here