Komisioneri i BE deklaron në Tiranë: Rikthehen vizat nëse emigracioni rritet

Bashkimi Europian paralajmëron rikthimin e vizave për Shqipërinë, nëse emigrimi i paligjshëm vijon të rritet.

Gjatë fjalës së tij në ministerialin e BE për Ballkanin Perëndimor që zhvillohet në Tiranë, Komisioneri i Bashkimit Europian për Migrim, Dimitris Avramopoulos është pyetur nga gazetarët për mundësinë e rikthimit të vizave me Shqipërinë.

Avramopoulos tha se BE po monitoron situatën, ndërsa duhet të ulet rreziku për emigracionin e paligjshëm, pasi ekziston mundësia për rikthimin e vizave nëse emigracioni është mbi 50% dhe ka një refuzim për t’u rikthyer në vendlindje.

“Lufta e përbashkët kundër drogës, Shqipëria ka marrë përgjegjësitë e veta për të shkatërruar këto banda dhe ne po bashkëpunojmë. Sa i përket pezullimit të vizave mund tju them se ne po monitorojmë situatën dhe është monitorim për të gjitha vendet dhe jo vetëm për Shqipërinë. Duhet të ulet rreziku për emigracionin e paligjshëm”,- tha Komisioneri i BE.

Ai sqaroi se cilat janë kriteret kur BE vë në zbatim mekanizmin e bllokimit të zonës Shengen. “Mekanizmi i pezullimit të vizave nuk është vënë në lojë, por nëse ka një rritje të emigracionit me mbi 50 të emigracionit të paligjshëm dhe ka refuzim të kthimit në vendlindje atëherë ekziston edhe kjo mundësi. Një mundësi tjetër është dhe nëse ka cenim të sigurisë nga aktet terroriste edhe në këto raste kërkohet aplikimi i vendosjes se makanizmit të pezullimit të vizave. Për momentin nuk ka problem, por ne po monitorojmë situatën”- tha komisionieri i BE.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here