“Kjo trëndafile e fundit e lulëzuar”

Poezi nga: Thomas Moore 
Përktheu: Servet Bytyçi – 

I

Kjo trëndafile e fundit e lulëzuar
nga vera vetëm paska mbetur
se shoqet e bukura që i kishte
janë vyshkur, janë tharë e tretur.

II

Nuk ka më motër as shoqe
As gonxhe pranë t’i rrijë
të kuqes t’ia shtojë ngjyrën
o psherëtimës t’i psherëtijë

III

S’do e lë të vetme të trishtuar
vetëm me pishën e lartë
kur lulet tjera të bukura flenë
dhe kjo do flejë, bashkë të jenë.

IV

Kështu unë do t’i shpërndaj
rreth shtratit plot lule gjethe-njomë
ku flejnë shoqet e saj
të vdekura e pa aromë

V

Shpejt dhe unë do iki
kur shoqëria të vdesë
dhe nga dashuri e miqve që më rrethojnë
asgjë më të mos mbesë.

VI

Kur zemrat që na ngrohin
shtrihen vetëm o lumi i merr
oh kush mundet të jetojë
ketë botë të zezë të mbushur terr.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here