Kitarat Gibson, simbol i Rock‘n’Roll-it

Për dekada me radhë në skenën e Rock‘n’Roll-it kaluan artistë të mëdhenj, të cilët jo vetëm që ndryshuan muzikën, por edhe shoqërinë.

Fillimisht ishin Chuck Berry dhe B.B. King, për t’iu hapur rrugë akteve tjera nga Elvis Presley, The Beatles dhe The Rolling Stones.

Të ‘70-tat u identifikuan me bendet si Led Zeppelin dhe AC/DC, ndërkaq të tetëdhjetat me ato si U2 dhe Guns ‘N’Roses.

Të gjithë këta artistë të lartpërmendur kishin shumëçka të përbashkët, por ishte diçka që iu dha forcë veprave dhe melodive të tyre. Në koncerte, në performanca televizive, në studio dhe në shtëpitë e tyre hasje në një kitarë të markës Gibson – markë kjo që kontribuoi në përkufizimin e tingullit të zhanrit që ushtoi dhe pushtoi pjesën dytë të shekullit të kaluar.

Në fotografitë më poshtë mund t’i shihni disa nga artistët me nam duke e mjeshtëruar zanatin e tyre me llojet e ndryshme të kitarave Gibson. /KK/

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here