Kina ndjek penalisht ish shefin e Interpol

Ish shefi kinez i Interpolit, Meng Hongwei, do ndiqet penalisht në vendin e tij, për shkak se akuzohet për mitmarrje, tha Partia Komuniste e Kinës.

Ai gjithashtu është përjashtuar nga partia dhe është ‘zhveshur’ nga të gjitha pozicionet qeveritare, sipas mbikëqyrësit të partisë, Komisionit Qendror të Inspektimit Disiplinor (CCDI).

Zhdukja e Meng në shtator nxiti shqetësime ndërkombëtare.

Ai u raportua i humbur nga gruaja e tij gjatë një udhëtimi në Kinë.

65-vjeçari, i cili ka jetuar në Francë, dha dorëheqjen si president i Interpolit pasi u arrestua nga autoritetet kineze.

Në tetor, autoritetet kineze thanë se Meng ishte duke u hetuar lidhur dyshimet për marrje ryshfeti.

Meng thuhet se ka keqpërdorur pozitën e tij për përfitime personale. Sipas akuzave ai ka keqpërdorur fondet shtetërore për të financuar një jetë ekstravagante të familjes së tij, duke shpërfillur parimet e Partisë Komuniste.

Këto akuza përbëjnë “shkelje të rëndë të ligjit dhe disiplinës,”-sipas CCDI.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here