Këshilltari i Merkel në krah të gazetarit të “BILD”: Rama do paraqitet shpejt në gjykatat ndërkombëtare si i akuzuar

Kryekëshilltari ekonomik i CDU-së së Merkel, Martin Henze ka reaguar në postimin në tëitter të kryeministrit Edi Rama, i cili njoftoi se i kishte dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e “BILD”.

Në reagimin e tij, Henze shkruan se së shpejti kryeministri Edi Rama do të paraqitet si i akuzuar në gjykatat ndërkombëtare, ndërsa thekson se në Gjermani ekziston lirin e shtypit.

Gjithashtu Henze e inkurajon Peter Tiede të vazhdojë punën.

“Peter, këto janë lëvizjet e fundit të një autokracie, Zoti Rama do të paraqitet së shpejti para gjykatave ndërkombëtare si i akuzuar, gjithashtu Erich Miehlke na tha: “Unë ju dua të gjithëve”. Piktura është një nga organet më të mira të botimit dhe ne kemi lirinë e shtypit, Bravo, vazhdoni punën e mirë”, – replikon në postimin e Ramës, Martin Henze. 

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here