Katër muaj pas vdekjes, XXXTentacion nderohet me çmim në AMA-s

Nëna e të ndjerit XXXTentacion ka pranuar çmimin “Favorite Soul/R&B Album”, që reperi mori në American Music Awards 2018 mbrëmjen e së martës. Kleopatra Bernard dha një fjalim të shkurtër, duke falenderuar fansat e djalit të saj dhe ata që e ndihmuan të fitonte çmimin. “Jam e nderuar që ta pranoj këtë çmim në emër të djalit tim”, tha Bernard. “Do të doja të falënderoja AMA-s, fansat e tij dhe të gjithë ata që e bënë këtë të mundur.” 20-vjeçari para se të vdiste u nominua për Artisti i ri i Vitit dhe Albumi i preferuar Soul/R&B, për albumin e tij  “17” të vitit 2017. Ai fitoi çmimin “Artisti i ri më i mirë në BET Hip-Hop Awards” gjatë fundjavës. Nëna e tij gjithashtu e pranoi çmimin në emër të tij. Reperi, emri i vërtetë i së cilit është Jahseh Onfroy, u vra tragjikisht në qershor pasi u doli nga një dyqan motorash në Florida. Zyrtarët thanë dy persona të armatosur dhe të maskuar i prenë rrugën me makinë XXXTentacion dhe e qëlluan shumë herë.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here