Kapet gomonia me 3 mln euro drogë

Një tjetër gomone me drogë nga Shqipëria është sekuestruar në orët e para të mëgjesit të sotëm nga roja bregdetare italiane. Në mjetin lundrues janë sekuesstruar rreth 300 kg drogë dhe janë vënë në pranga 2 skafistë shqiptarë.

Roja bregdetare italiane ka identifikuar gomone me një ngarkesë të dyshimtë në bord, në afërsi të plazhit “Le Cesine” në komunën Vernole të provincës së Lecces, duke u vënë mënjëherë në ndjekje të saj. Dy skafistët sapo kanë nuhatur ndjekjen nga roja bregdetare italiane kanë shtuar shpejtësinë duke mbërritur në bregdet, ku kanë braktisur mjetin lundrues e janë larguar në këmbë.

Policia pyjore e Lecces ka mundur të kap dy skafistët shqiptarë të fshehur në parkun natyrore “Le Cesine.” Në gomone roja bregdetare e financës italiane ka sekuetruar 294 kg marijuanë dhe 16 kg hashash me një vlerë përfitmi tregu mbi 3 milionë euro. 24 orë më parë një tjetër gomone me 354 kg marijuanë e trafikuar nga Shqipëria u kap në Adriatik nga roja bregdetare italiane dhe në pranga u vu një 41 vjeçar italian me banim në Lecce.

Ndaj dy skafistëve shqiptarë rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës. Policia italiane informon se prej janarit të 2018 e deri më sot janë sekesutruar 17 ton marijuanë, 18 mjete lundruese të pëdoruara për transportimin e drogës dhe janë arrestuar 42 skafistë.

Europol, agjencia e zbatimit të ligjit e Bashkimit Europian publikoi raportin strategjik mbi fuqizimin e grupeve kriminale përmes trafikimit ndërkombëtar të drogës. Ashtu si në çdo raport të viteve të fundit, Shqipëria renditet si burimi kryesor i trafikimit të kanabisit në vendet e Bashkimit Europian. Në raportin e Europol thuhet së në tërësi grupet kriminale arrijnë të gjenerojnë 24 miliardë euro në vit, vetëm nga trafiku i kanabisit, kokainës dhe heroinës.

Në raport evidentohet si shqetësim edhe futja në treg e disa llojeve të reja të drograve, kryesisht sintetike dhe tepër të rrezikshme. Problem sipas Europol mbetet pastrimi i parave nga grupet kriminale dhe vështirësia e autoriteteve për ti konfiskuar pasuritë. Po sipas raportit vetëm 1 % e parave të gjeneruara arrin të konfiskohet nga organet ligjzbatuese. Në disa raste ka grupe kriminale që përveç trafikut të drogës janë të edhe lidhura me terrorizmin ndërsa Europol synon që brenda vitit 2020 në bashkëpunim me gjithë vendet të goditet prodhimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here