Justin Bieber dhe Hailey Baldwin shtyjnë ceremoninë e dasmës

Çifti i ri, Hailey Baldwin dhe Justin Bieber, lidhën nyjë në një ceremoni sekrete në një gjykatë të qytetit të New York në shtator.

Por ceremoninë e dasmës dhe atë fetare e kanë lënë përkohësisht në pritje.

Një burim i afërt i Bieber tha se çifti është në pritje të kohës së përkryer për ta bërë këtë. Ndërsa shtoi se ata shpresojnë që sa më shpejt të bëhet ceremonia aq më mirë do jetë.

Sipas People, këngëtari dëshironte ta bënte martesën e dytë në janar, megjithatë, do të zgjedhin për një datë të mëvonshme.

“Ata po mundohen të rregullojnë oraret e të gjithë miqve dhe familjarëve të tyre për t’u siguruar që do rrethohen nga njerëzit që duan. Nuk e kanë me nxitim. Tashmë janë të martuar ligjërisht, por duan të bëjnë një festë të madhe me të dashurit e tyre,”-tha burimi.

Justin i propozoi Hailey  në korrik të vitit të kaluar  gjatë një udhëtimi romantik në Bahamas. Këngëtari befason bashkëshorten e tij modele duke i dhënë një unazë 500.000 dollarë.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here