Jeta ndryshe e grave saudite

Fotografja e agjencisë Magnum, Olivia Arthur, kaloi një kohë të mirë në Arabinë Saudite, në vitet 2009 dhe 2010. Projekti i saj “Jeddah Diary” (Ditari i Xhedës) ofron një vështrim të jetës që rrallë shihet në publik, transmeton Telegrafi.

“Ajo që u përpoqa të bëja ishte t’ju ofrojë njerëzve përvojën time, për të ndihmuar në shpjegimin e gjërave që fshihen dhe që janë të natyrës kontradiktore”, thotë ajo.

Nga viti 2009 e deri në 2010, Olivia Arthur fotografoi gratë në Arabinë Saudite. Disa ishin të mbuluara plotësisht; të tjerat lejuan që të fotografoheshin tek relakoheshin në shtëpi ose tek kërcenin nëpër gosti – nëse nuk shfaqen fytyrat e tyre.

“Ishte një nder i madh për mua, se ato më besonin dhe më merrnin në botët e tyre”, thotë fotografja e Magnumit, në videon e realizuar nga BBC, si pjesë e serisë “Përmes objektivit”. “U përpoqa të kuptoja dëshirën e tyre për privatësinë dhe çfarë do të thoshte kjo; se çka ishte në rregull të tregonin dhe çka jo”.

Kryesorja, projekti zbulon përpjekjen e saj për të kuptuar botën e tyre.

“Në njëfarë mënyre, duke qeshur me veten për moskuptim ose duke mos qenë në gjendje të gjej kuptim se çfarë ndodhte rreth meje, kjo hedh dritë në atë që është histori mjaft e rëndë”, thotë ajo.

Videon mund ta shihni: KËTU.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here