Jennifer Aniston flet rreth raporteve të prishura me të ëmën

Jennifer Aniston ka folur hapur për nënën e saj të ndjerë Nancy Dow. Dihet që aktorja nuk kishte marrëdhënie të mira me njeriun që e solli në jetë para 49 vitesh. “Nëna ime dhe unë ramë dakord për të njëjtën gjë si në filmin “Dumplin”. Ajo ishte një model për mua dhe gjithmonë e shihja veten tek ajo”, tha fillimisht ish-bashkëshortja e Brad Pitt.

Nëna e saj shpresonte që edhe Jennifer të ndiqte botën e modës sikurse ajo sa ishte gjallë. “Kjo ishte diçka për të cilën ka ëndërruar. Ka dashur që unë të bie në sy të të gjithëve ndërsa unë kam dashur që të më dhurojë dashuri. Ajo shpesh ishte e zënë me gjëra të tjera”, tha aktorja. Kujtojmë se nëna e yllit të hollivudit ka ndërruar jetë para dy vitesh si pasojë e sëmundjes së kancerit.

Aktorja është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen gjatë vitit të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave botërore.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here