Jehona e zanit te Dukagjinit

Poezi nga Gjokë Vata – 

O male t’Dukagjinit,
O shembuj bukurije,
O çerdhe fisnikrije,
Qyshë në fillim t’banimit.
Sa herë anmiku u msyni
Ju dhunshëm me u pushtu
I gjallë kurrë mbrend s’u hyni,
Se dukagjinsit tu
Pa dashtë me ditë ç’asht droja,
Në çast t’u banë mburoja.
Për kedo din me i pa
Çdo gur të atij vend
Trimnia e tyne u gdhen,
Nga gjaku që e kanë la
E sot ai gjak herojsh
I atij varg dragojsh
Mbi ato male t’larta,
Shkroi këto fjalë të arta
E fjaltë u banë jehonë
O dukagjinas tonë
Gjithmonë t’u bije ndër mend
Për vlerat e ktij vend
Me vlerat ma burrnore
E bukuritë prrallore
Të maleve madhshtore
E mos e leni shkret,
Se Dukagjini u thrret,
Me u pasë në gjijë të vetë.
Lum ai që e çon urtia
Me pi ndër gurra t’tija,
Me thithë at ajër të dlirtë,
Që duket se t’jep shpirt.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here