“Jam e lidhur me një lezbike, por jam dashuruar me një mashkull”

Në historitë e dashurisë ndodhin shumë të papritura. Një vajzë ka tradhtuar të dashurën e saj me një shok të gjimnazit, me të cilin ka rënë në dashuri. Ajo kërkon ndihmën e ekspertes Deidre për të zgjidhur këtë dilemë që po e mundon shumë.

Letra: Jam në një lidhje dashurie me një vajzë të mrekullueshme, por e tradhtoj vazhdimisht me mikun tim mashkull.

Kam një vit e lidhur me të dashurën time dhe është eksperienca ime e parë me një femër. Unë jam 22 vjeçe, ajo është 24.

Para 6 muajsh u shpërngul për një muaj në shtëpinë e saj që të kujdesej për vëllain, i cili u lëndua rëndë në një aksident me makinë. Unë shkoja tek shoku im i ngushtë për të kaluar kohën. Ai është 23 vjeç dhe njihemi që kur ishim në shkollë. Një natë, dolëm për të pirë diçka dhe kur po ecnim për në shtëpinë time, u puthëm.

I thashë se jam ndjerë e vetmuar, prandaj e ftova brenda. Pimë disa gota të tjera dhe përfunduam duke kryer marrëdhënie seksuale. Zbulova se po bie në dashurie dhe ia thashë. Ai e di për të dashurën time, por më shprehu ndjenjat.

Ndërkohë, ne kryem shpesh marrëdhënie pa i treguar të dashurës sime. Kohët e fundit, po sillet ndryshe. Duket sikur nuk është më i interesuar për mua dhe kam humbur shpresat. Para dy javësh, u takuam dhe më tha se ka të njëjtat ndjenja për mua, por ka fjetur me njerëz të tjerë gjatë kësaj kohe.

Unë u ndjeva xheloze. E di që nuk duhet të jem pasi jam në një lidhje dashurie. Nuk heq dot dorë nga ndjenjat e mia se janë shumë të forta. Por gjithashtu, ndjej se ai po më përdor.

Deidre: Ndoshta ai ndjen se ti po e përdor. Ti jeton me të dashurën tënde dhe ai po merret me ty. Mund të jesh biseksuale, por kjo nuk do të thotë se mund të justifikosh tradhtinë.

Ndërprit njërën marrëdhënie dhe fillo tjetrën vetëm që të jesh e lumtur e ti japësh fund tradhtisë. Nëse ndahesh nga e dashura jote, mos prit që të jesh në lidhje dashurie me mikun tënd. Nëse ai do e donte këtë gjë, do të të thoshte që të ndahesh nga e dashura. Mendoj që partneri i duhur për ty është diku tjetër.

Gjëja më e mirë është të mos bësh seks me asnjërin prej tyre dhe të dalësh me miqtë e tu.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here