Ish-minsitri i Brendshëm bën deklaratën e fortë: Tahiri ka dosje për Ramën

Deputeti demokrat, ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka ka komentuar zhvillimet e fundit duke u ndalur fillimisht tek mosdekretimi i Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

Noka hodhi akuza të rënda ndaj qeverisë, ndërsa duke iu referuar daljes së parë në media të Lleshit tha se ishte zhgënjyese dhe u tregua një njeri pa karakter.

“Kjo qeveri ka pasur aq shumë skandale sa skandali ka kapur skandalin. Është një qeveri e zhytur në batakun e krimit dhe korrupsionit. Dhe këto zhvillime skandale tregojnë brendinë e kësaj maxhorance se si ziejnë bandat kriminale dhe interesat e tyre. Produkt i kësaj kacafytje mes bandash janë zhvillimet e fundit brenda PS-së dhe qeverisë. Deri tani me sa duket triumfues janë Rama me bandën e tij dhe jo Xhafaj.

Është në funksionin kushtetues të Presidentit ta dekretojë apo mos ta dekretojë. Presidenti i Republikës është garant i Kushtetutës dhe unitetit kombëtar.

Lleshi u paraqit si një njëri që e adhuronte Ramën, u tregua një njeri pa personalitet. Çfarë tregon se Rama ka një nxitim të madh për të zëvendësuar Xhafajn. Rama kërkon të jetë vetë dhe ministër i Brendshëm. Pamë një kandidaturë për ministër pa personalitet çka hap rrugë qartësisht për të menduar se Rama do të jetë vetë ministër.

Prezantimi atë natë ishte tmerrësisht zhgënjyes, tregonte që Rama kërkon të vërë në krye të ministrisë së brendshme që ta drejtojë vetë”, deklaroi deputeti i PD.

Ai foli edhe për qëndrimin opozitar ndaj Vangjush Dakos duke kërkuar arrestimin e tij pasi ka kryer krim elektoral me bandat e Durrësit.

“PD e ka bërë të qartë dhe e bën çdo ditë. Vangjush Dako duhet të jetë para drejtësisë. Nuk mund të jetë më në karrigen e kryebashkiakut të Durrësit. Është kapur në flagrancë duke kryer krim elektoral me bandat e Durrësit. Nuk e ka kapur opozita por prokuroria. Pse iku Xhafaj, që të mos shkojë Dako para drejtësisë. Vangjush Dako e ka vendin vetëm në qeli. Dako është kreu i dosjes me numër 339. ushtarët janë brenda, Dako është jashtë se kështu urdhëron Rama se bashkë me Dakon rrokulliset dhe Rama”, tha Noka.

Sa i përket daljes në media së fundi të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Noka pati dy interpretime. Ai tha se Tahiri ka një dosje për kryeministrin Edi Rama me materiale të rënda.

“Dalja e Tahirit ka dy kontekste. E para tregon që prokuroria e Krimeve të Rënda është rrënuar qëllimisht dhe është katandisur në atë gjendje qëllimisht dhe me vullnet politik nga zonja PPP me urdhër të kryebanditit Edi Rama për t’i shpëtuar lëkurën atij sepse Saimir Tahiri ka dosje kompromentuese e materiale të rënda për Ramën, shkruan BW.

Kontesti tjetër është ky: Saimir Tahiri të dalë në media e të flasë për purifikim të emrit të tij është një turp i madh që opozita dhe shqiptarët nuk mund ta gëlltisin. Kjo tregon degradimin e institucioneve ligjzbatuese në vend”, deklaroi deputeti i PD.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here