Ish-ministri i Brendshëm, Tahiri: Të gjithë kundër meje, opozita, gazetarët, prokurorët

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahir, ashtu siç paralajmëroi sot në mëngjes me një postim në Facebook, ka dalë në një konferencë për shtyp.

Përball medias Tahiri u shpreh se ai kishte heshtur përgjatë kësaj kohe vetëm për të respektuar hetimet.

“Me vrap pas tyre edhe ambasadorë pa menduar dy herë se në vendin e tyre nuk do guxonin të flisnin në një proces ku heton prokuroria, por folën, kanë gënjyer aq shumë për mua unë vetëm kam heshtur. Me besimin që nuk e kam humbur ende se e vërteta sado vonë do të flasë  më fort se çdo gënjeshtër e thënë gjatë një viti. Nuk e kam pasur të lehtë, por sot boll”, tha ai.

Pjesë nga deklarata

Kam zgjedhur të mos bëj politikë por të pres përfundimin e hetimeve, ndaj kam heshtur dhe i vetmi që kam heshtur jam unë. Në gjysmë letra e gjysma lajme, gazetarët plasin lajme bombastike, që merreshin nga analistët dënglamëdhenj e medemek të pavarur për të më bërë mua gjyqin.

Me vrap pas tyre edhe ambasadorë pa menduar dy herë se në vendin e tyre nuk do guxonin të flisnin në një proces ku heton prokuroria, por folën, kanë gënjyer aq shumë për mua unë vetëm kam heshtur. Me besimin që nuk e kam humbur ende se e vërteta sado vonë do të flasë  më fort se çdo gënjeshtër e thënë gjatë një viti. Nuk e kam pasur të lehtë, por sot boll.

Kam diçka me rëndësi që dua ta ndaj me ju, se e vërteta nuk rri dot fshehur, sado të mundohet e të sponsorizojë jo dora e zezë që e filloi me mua por do vazhdojë më keq se sot.

Ju kujtohet se më 24 tetor 2017 unë dola në konferencë dhe deklarova me letra se ndaj meje nuk kishte hetim, dora e zezë me paratë e oligarkëve bredh poshtë çdo banaku dhe tha se letrat janë të falsifikuara.

Bëra atë që nuk ka bërë asnjë politikan shqiptar dhe kërkova të hetohem edhe në Itali. Prokuroria e antimafias italiane, janë prokurorë ata që nuk e kishin mendjen te gjysma lajmet por me heshtje hetuar pretendimet e prokurorisë shqiptarë për përfshirjen time ose jo.

Në përfund të hetimeve u dha vendimi për pushimin e hetimeve se nuk ka asnjë të vërtetet. Unë sot kam vendimin e gjykatës ku thuhet se pushohen hetimet ndaj Tahirit se nuk ka asnjë lidhje me asnjë të paligjshme,

Ajo që ka rëndësi sot është vetëm një gjë, unë u akuzova dhe nuk bëra politikë, nuk u fsheha, gënjeva, sajova, u përballa dhe jam i vetmi nuk më kujtohet një i dytë që vetëm pse përmendet në biseda trafikantësh kërkova vetë të hetohem, në Itali dy herë,

Rezultati është ky sot, që autoritetet italiane me vendim të formës së prerë kanë mbyllur hetimet se unë nuk kam lidhje me asnjë të paligjshme.

Ajo që ka rëndësi sot është vetëm një gjë, unë u akuzova dhe nuk bëra politikë, nuk u fsheha, gënjeva, sajova, u përballa dhe jam i vetmi nuk më kujtohet një i dytë që vetëm pse përmendet në biseda trafikantësh kërkova vetë të hetohem, në Itali dy herë,

Rezultati është ky sot, që autoritetet italiane me vendim të formës së prerë kanë mbyllur hetimet se unë nuk kam lidhje me asnjë të paligjshme.

Më vlen më shumë e vërteta ime, këtu në vendin tonë, kur ua do interesi politikane gazetarë analistë çirren studiove, nuk mbahet përgjegjësi për motrën, vëllanë, gruan, djalin vajzën, kunatin baxhanakun. E kujtoni si prokurorët donin arrestimin tim se ka ardhur dosja nga Italia

Basha donte arrestimin tim, opozita bërtiste se isha përfshirë në trafikun, Kryemadhi dhe kryemëdhenjtë e tjerë që ka nga mbara bënte të njëjtën gjë, u bënë bashkë të nënës dhe të njerkës bilbila dhe kopila që Tahiri të futej në burg.

Ua bëra qejfin më shumë se çe kishin menduar ata vetë kërkova hetim nga antimafia italiane dhe ata më çuan këtë vendim.

 

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here