Ish-agjentja e Marklet: Meghan do t’i rikthehet Hollivudit, askush nuk mund ta ndalë

Ish-agjentja e Meghan Marklet pretendon se Dukesha e Sussexit ka në plan t’i kthehet botës së aktrimit, e cila gjë do të ndodhë pas lindjes së fëmijës dhe askush nuk do ta ndalë. Gina Nelthorpe-Cowne ishte për vite agjente e yllit hollivudian, derisa ajo u takua me Princ Harryn, ku i dha fund bashkëpunimit mes tyre. Edhe pse pjesëtarja e familjes mbretërore ndaloi xhirimet e filmave, sipas agjentes karriera e Meghan ende nuk ka përfunduar.

Gina argumenton se nëse Meghan vendos të kthehet në industrinë e filmit, familja mbretërore nuk do të jetë në gjendje ta parandalojë atë, raporton The Daily Mail.

“Unë jam e sigurt se ajo do të bëjë pjesë në një tjetër film. Nëse Meghan dëshiron të regjistrojë një projekt, askush nuk do të mund ta ndalë. Ajo është një grua moderne, ka vullnet të mirë dhe është lidere”, tha ajo. Megan ka luajtur një rol në serinë e “Suits”, por Gina pretendon se, nëse ajo kthehet, gruaja e Princit Harry do të xhirojë filma më seriozë.

Në fund të fundit, ajo është një aktore e madhe dhe do të bëjë diçka më serioze, shpjegoi ajo.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here