Irlandezët kundër Çarls Bojkotit: Kush ishte shkaktari i “bojkotit” të parë në histori, si një formë proteste

Nga Giorgia Maria Pagliaro

Etimologjia e foljes “bojkotoj”, dhe i fjalës që rrjedh prej saj “bojkoti”, ka një origjinë jo të shumë të vjetër. Ajo rrjedh nga fjala angleze “boycott”, dhe i referohet ngjarjeve shoqërore dhe politike, që kishin si protagonistin njeriun që mbante këtë mbiemër.

Ishte viti 1872, kur Çarls Kaningam Bojkot, me origjinë angleze, por që prej moshës 17 vjeçare ishte banor i Ishulli të Akilit, u transferua në Majo, në të njëjtin qark, ku Xhon Krishton, konti i tretë i Ërnit, i ofroi punën e menaxherit të 2184 hektarëve tokë, pranë qytetit të afërt të Nillit (në të gjithë Irlandën, Krishton kishte 40.386 hektarë tokë).

Lordi Ërn kishte deklaruar se preferonte në krye të tokave të tij cilindo që kishte autoritetin e duhur, një burrë anglez ose skocez, më shumë se sa një irlandez. Bojkot, që ishte me origjinë angleze dhe mburrej për origjinën e tij, dhe për faktin se ishte i aftë të kultivonte tokat e Ishullit të Akulit edhe gjatë kushteve më të pafavorshme të motit, e pranoi ofertën.

Lordi Ërn e sistemoi në një fermë prej 629 hektarësh tokë, që kishte një shtëpi, oborr, rrënojat e një kështjelle antike, dy ishuj, dhe një liman të vogël për varkat e peshkimit. Kur Bojkot u bë zyrtarisht agjent i pasurive të Kondit Ërn, kishte ndodhur tashmë Uria e Madhe Irlandeze, rreth 30 vjet më parë.

Kjo e fundit, u shkaktua si nga prishja e të mbjellave me patate dhe domate, ashtu edhe nga rritja e madhe e popullsisë, dhe neglizhenca e qeverisë britanike, e cila nuk mori parasysh nevojën për investime të fuqishme në infrastrukture, për një rikuperim të shpejtë të territorit irlandez, pa zgjidhjen e saj vetëm në vitin 1882, vit në të cilin dy shkencëtarët anglezë, Xhon Lindlej dhe Lajën Plejfer, zbuluan patogjenin që sulmoi të mbjellat: oomycete, një lloj kërpudhe.

Ndërkohë, në vitin 1879, irlandezi Majkëll Devit themelon Lidhjen e Tokës (Lidhja e fuqishme irlandeze për punëtorët e tokës), një organizatë agrare që punoi për të reformuar sistemin e pronësisë mbi tokën gjatë sundimit britanik. Ai kërkonte një qira të drejtë për punëtorët në bujqësi, një qira të përshtatshme për banorët e fermave, dhe garantimin e të drejtës së shitjes së pjesës së tokës së punëtorit, pa ndërhyrjen e pronarit të tokës.

Lidhja ngriti një padi ndaj Çarls Bojkot. Punonjësit e fermës të menaxhuar prej tij, i kishin kërkuar një rritje javore të pagës nga 7-11 paund që ata paguheshin, në 9-15 paund në javë.

Duke mos marrë asnjë përgjigje pozitive, fshatarët nisën një grevë gjatë periudhës së korrjes së grurit. Pas një përpjekje për të vazhduar korrjen e grurit, vetëm me ndihmën e familjes së tij, Bojkot iu dorëzua kërkesës së punëtorëve, megjithëse me ngurrim të madh.

Më pas, punëtorët i kërkuan një ulje të çmimit të qirasë së tokës me 25 për qind, sikurse kishte ndodhur një vit më parë, me një ulje prej 10 përqind. Por, kur Bojkoti për herë të dytë refuzoi t’u plotësojë kërkesën, punëtorët nisën bojkotin e parë të dokumentuar të historisë, duke i detyruan punonjësit e fermës t’i bashkoheshin në masë lëvizjes.

Një ekspeditë prej 50 punëtorësh të ardhur nga Kavan dhe Monagan, të mbrojtur rreptësisht nga ushtarët dhe policia, shpëtuan atë që kishte mbetur nga të mbjellat, por Bojkot u detyrua të largohej nga Laug Mask, për gati 1 vit derisa të qetësohej situata.

Megjithatë, qëndrimi i tij në Irlandë u kundërshtua fuqishëm, sepse siç thotë gazeta “Irish Post”: Dega e Lidhjes Irlandeze në Majo, shprehu kërkesën që punëtorët e Bojkot të braktisin punën e tyre, dhe të ndërmerrnin një fushatë izolimi kundër menaxherit të fermës, në të gjithë komunitetin e zonës.

Kjo fushatë përfshinte dyqanet që refuzuan t’i shërbejnë Bojkotit si klient. Bojkot e kuptoi se ishte vënë në shenjestër, dhe nuk e trembte dhe aq dhuna e mundshme kundër tij, sa heshtja dhe shpërfillja nga ana e cilitdo që ndeshte thjeshtë në rrugë”.

Pra, një ndëshkim social që pësoi Bojkot, që i shërbeu për t’ja ndryshuar jetën e tij edhe më keq se sa një dënim i vërtetë penal. Në fakt, gazetari irlandez vazhdon: I tërbuar nga inati, Bojkot bëri gabim fatal të informimit mbi situatën në të gjitha mediat më të fuqishme në Londër: Fushata kundër tij u bë kështu një çështje e madhe në shtypin britanik, pasi ai i shkroi prestigjiozes “Times” një letër ku ndër të tjera shprehej:

“Më 22 shtator, një përmbarues, i shoqëruar nga një forcë policore prej 17 burrash, erdhi në shtëpinë time për të mbrojtur familjen time, e ndjekur nga një turmë e zhurmshme njerëzish që mallkonin anëtarët e familjes sime. Të nesërmen, më 23 shtator, njerëzit u mblodhën në hyrje të fermës sime, dhe disa qindra prej tyre erdhën në shtëpinë time dhe më kërcënuan mua, familjen, të gjithë punëtorët, duke i urdhëruar ata të mos punojnë më për mua”.

Kujdestari im i frikësuar, e la punën. Farkëtari im, mori një letër ku ishte i kërcënuar me vdekje, nëse do të vazhdojë të punojë për mua, dhe rrobaqepësi im u urdhërua të mos më shërbejë më mua. Tregtarët janë paralajmëruar të mos furnizojnë me mallra shtëpinë time, dhe sapo kam marrë një mesazh nga punonjësi i postës, që më thotë se komunikimi përmes telegrafit është ndërprerë…”

Por kjo letër, pati në fund efektin e kundërt të asaj që shpresonte Bojkot: Ndërhyrja e medias ndihmoi në rikuperimin e humbjeve, por sipërmarrësi, i njollosur tashmë si shkaktar i kolapsit ekonomik, u detyrua të largohej nga Irlanda më 1 dhjetor 1880.

Çarls Bojkot vdiq 7 vjet pasi u largua nga vendi, pas një sëmundjeje, në shtëpinë e tij në qarkun e Sufolk, Angli, ku ishte vendosur. Që atëherë, emri i tij do të ishte përgjithmonë i lidhur me “bojkotin” si një formë ekstreme e protestës.

VanillaMag – Bota.al

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here