Ideologjia nazisto-komuniste e Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik

Siç kemi përmendur, Bashkimi Sovjetik përkrahu në fillim në mënyrë aktive pushtimet naziste. Sipas disa dëshmive, Stalini dhe zyrtarë të tjerë të lartë sovjetikë u impresionuan shumë nga Gjermania naziste. Në fund të viteve 1930 dhe fillimin e viteve 1940, kryeministri sovjetik Vjaçesllav Molotov, mbajti disa fjalime shumë pasionante dhe mbështetëse mbi temën e nazizmit dhe Gjermanisë naziste.

Ai në një moment do të shprehej se “lufta ndaj nazizmit, ishte një krim”.Gjithashtu vlen të përmendet se sa të ngjashme, qenë metodat e përdorura nga Bashkimi Sovjetik me ato të nazistëve, sikurse ishte propaganda e tyre. Shumë hebrenj, do të largoheshin nga Rusia e Stalinit, për të rënë në dorë të nazistëve.

Të tjerët iu dorëzuan nazistëve nga vetë trupat sovjetike. Disa studiues, pohojnë gjithashtu se Stalini ishte aq i dashuruar me Gjermaninë naziste, saqë kur shërbimet inteligjente e lajmëruan për një pushtim të papritur nga nazistët, ai vonoi të reagonte, duke besuar se kishte pasur një gabim.

Nazistët do të shënonin përparime të konsiderueshme në Rusi, por deri në dhjetorin e vitit 1941, kur trupat sovjetike nisën t’i zbrapsnin me efikasitet. Është interesante të mendohet se çfarë mund të kishte ndodhur, nëse Hitleri nuk do ta kishte pushtuar Bashkimin Sovjetik. / bota.al

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here