Ibrahimovic: Mourinho nuk mund të bëjë mrekullia me këtë organikë

Zlatan Ibrahimovic këmbëngul që Jose Mourinho është njeriu i duhur për të drejtuar Manchester United. Strategu portugez është nën presion për t’u shkarkuar pas një nisje të vështirë të kampionatit, por sipas yllit suedez ai nuk duhet të largohet.

“Mourinho është trajneri i duhur për këtë klub dhe këtë skuadër. Por ai nuk mund të bëjë mrekullia me këtë organikë që ka në dispozicion, që sipas meje, nuk është e fortë mjaftueshëm. Ky është viti i tretë, futbollistët e njohin më shumë mënyrën se si ai luan, ndaj mendoj se ekipi do të përmirësohet”, deklaroi Ibrahimovic për “The Mirror”.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here