I nxehti në Indi, temperaturat i kalojnë 50 gradët

Temperaturat kanë kaluar 50 gradë Celsius në Indinë Veriore, ndërsa një valë e nxehti ka përforcuar paralajmërimet për mungesa të ujit të pijshëm dhe rrezikun e infarkteve. Termometri shënoi 50.6 gradë Celsius në qytetin Churu, në shkretëtirën e Raxhastanit. I gjithë rajoni po përjeton në fakt një valë të nxehti, me disa qytete që kanë arritur temperatura mbi 47 gradë Celsius.

Në maj të vitit 2016, Phalodi në Raxhastan regjistroi temperaturën më të lartë të arritur ndonjëherë në vend, 51 gradë Celsius. Zyrtarët thonë se i nxehti do të vazhdojë edhe të paktën për një tjetër javë në shumë shtete indiane.

Disa viktima si pasojë e infarkteve, ndërkohë, janë regjistruar. Alarmi është lëshuar edhe në kryeqytetin Nju Delhi, ku temperatura kaloi 46 gradë Celsius, e banorët janë këshilluar të mos dalin jashtë në orët më të nxehta të ditës.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here