Hysaj te Atletico Madrid? Ja përgjigja që vjen nga drejtuesi i spanjollëve

NAPLES, ITALY - DECEMBER 08: Elseid Hysaj of SSC Napoli in action during the Serie A match between SSC Napoli and Frosinone Calcio at Stadio San Paolo on December 8, 2018 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Elseid Hysaj duket se gjatë këtij janari do të ndryshojë skuadër pasi nuk është në planet e trajnerit Ancelotti. Pas Chelsea-t dhe Lazios, së fundmi ka dalë në skenë edhe Atletico Madrid. Gjithsesi ekipi spanjoll ka përgënjeshtruar gjithçka me një deklaratë të një drejtuesi.

“Atletico Madrid nuk ka interes për këtë futbollistë, dhe sa i përket hipotezës për një shkëmbim me Vrsaljko, nëse ai do të blihet nga Interi, diçka që nuk është e qartë, duhet të evidentohet se Los Colchoneros kanë edhe mbrojtës të tjerë. Shqiptarin e shoh mirë te Lazio”, ka thënë burimi që ka folur për “Radio Marte”. /Koha Jone/

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here