Hiti që sfidon fuqishëm “Despaciton” thyen rekord në ditën e parë

Më në fund është publikuar klipi muzikor “Taki taki” me artistët më të pëlqyer të momentit. DJ Snake, Selena Gomez, Ozuna dhe Cardi B janë shfaqur me të kuqe në projektin latin që pritet të sfidojë fuqishëm “Despaciton”. Ka vetëm pak orë që është publikuar dhe është më i klikuari për sot duke arritur gati 5 milionë kliklime. Ishte ideja e DJ Snake për të bërë këtë bashkëpunim, i cili tha për Billboard se donte të bënte një rekord regatoni për klubet e natës dhe gjeti dy mbretëresha, kështu i cilëson Selenës dhe Cardin. Titulli i këngës është vendosur nga Ozuna dhe është një lloj kërcimi tepër ritmik dhe sensual që transmetohet tek publiku vetëm me anë të muzikës.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here