E mërkurë, Gusht 21, 2019
Ballina KULTURE Hava Bekteshi, artistja që çiftelinë e promovoi në filarmonitë botërore (Video)

Hava Bekteshi, artistja që çiftelinë e promovoi në filarmonitë botërore (Video)

Muzeut Etnologjik në Prishtinë, i janë kthyer tingujt e instrumentit të çiftelisë. Por, kësaj radhe jo nga rapsodët e vjetër, por nga një artiste e re.

Me origjinë nga Gostivari dhe e rritur në Hamburg të Gjermanisë, Hava Bekteshi ka ndjekur traditën familjare.

“Në shtëpinë tonë gjithmonë ka pasur çifteli. Vëllezërit i bien këtij instrumenti, ndërsa unë, qysh e vogël, me të kam marrë pjesë në ngjarje të ndryshme shkollore”, thotë ajo për RTV Dukagjinin.

Çiftelia është bërë edhe pjesë e përditshme e saj, tash e 10 vjet. Bekteshi thotë se me të mund të shprehet më lirshëm.

“Çiftelia është instrument unikal, edhe pse shumë instrumente tjera orientale ngjajnë me të”, shprehet ajo.

Ndonëse nuk jemi mësuar shumë t’i shohim femrat me këtë instrument, Bekteshi me çifteli ka arritur suksese në shumë filarmoni botërore.

“Kam performuar së fundmi në Hamburg të Gjermanisë, me 25 maj të këtij viti, në një koncert të madh ku kanë marrë pjesë tenorë, muzikantë e instrumentistë të njohur”, tha ndër të tjera Hava Bekteshi, që se tradita shqiptare jo vetëm që do të ruhet, por do të kultivohet edhe më shumë. /Telegrafi/

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here