“Harrojini” përgjimet, Bild zbulon të ardhmen e Sane

Përgjimet e politikanëve shqiptarë nuk janë “bombat” e vetme të gazetës “Bild”. Prestigjozja gjermane ka “plasur” bombën e radhës, por këtë herë nuk ka të bëje aspak me përgjimet e politikanëve shqiptarë.

Bëhet fjalë për interesimin dhe gjasat që Bayern Munich të firmos me Leroy Sane. Anësori gjerman duket se ka dalë jashtë planeve të teknikut, Pep Guardiola dhe as një shifër prej 90 milionë euro nuk bind Manchester Cityn për ta lënë të lirë.

Megjithatë, ditët e ardhshme do të jenë mjaft decizive për të ardhmen e Sane, që e ka humbur vendin e titullarit te kampionët e Premier League. Në pozicionin e 23 vjeçarit, Guardiola preferon të aktivizojë Bernardo Silva, i cili ka pësuar rritje të mëdha në lojën e tij, duke ndihmuar skuadrën të kompletojë tripletën e titujve në sezonin 2018-2019.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here