Gjykata hedh poshtë akuzën e Ashley Judd ndaj Harvey Weinstein për ngacmimin seksual

Akuzat e Ashley Judd për ngacmim seksual ndaj Harvey Weinstein është hedhur poshtë nga një gjykatë federale në Los Anxhelos.

Gjykatësi Philip Gutierrez vendosi të mërkurën se pohimet e aktores nuk qëndronin.

Ndërsa akuzat e saj kundër manjatit të filmave se Weinstein i prishi karrierën, mund të vazhdojë ende, tha gjyqtari.

Weinstein mohon të gjitha akuzat për ngacmim seksual dhe kërcënime.

Judd  hodhi në gjyq producentin e Hollyëood se e ka shpifur për të në vitin 1998, pasi aktorja e refuzoi kërkesat e tij për të kryer marrëdhënie seksuale.

Në padinë e saj, të paraqitur në prill të vitit 2018, aktorja akuzoi Weinstein se dëmtoi reputacionin e saj dhe inkurajoi regjisorin Peter Jackson që ta hiqte nga kasti i filmit “The Lord of the Rings”.

Judd është një nga femrat e para që në tetor 2017 akuzoi publikisht producentin për sjellje të pahijshme seksuale.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here