Gjithçka ka ngrirë, SHBA po përjeton tmerrin e të ftohtit polar

Të paktën 12 persona kanë ndërruar jetë në SHBA pasi një valë e madhe të ftohti ka goditur pjesën veriore të vendit me temperatura minimale nga 40 në 45 nën zero (përfshirë edhe faktorin erë).

Në disa zona të Wisconsin dhe të Minnesotas temperaturat kanë arritur -34 dhe -37 gradë celcius në North and South Dakota.
Për shkak të motit të keq organizatorët e Festivalit dimëror të Minnesotas kanë anuluar disa takime, përfshirë paradën e parashikuar dje në mbrëmje në qendër të St.Paul.

Të njëjtat masa janë marrë edhe në South Dakota, ku autoritet kanë mbyllur për publikun gjashtë pistat e patinazhit në akull në qytetin e Sioux Falls.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here