“Futi në xhep” Ronaldon, Gjimshiti: Tani duam finalen e Kupës

Berat Gjimshiti dje kaloi një mbrëmje që do ta mbajë mend gjatë, pasi arriti që të vendoste në vështirësi Cristiano Ronaldon, duke mos i dhënë mundësinë që portugezi të shfaqte kualitetet e tij. Në një intervistë për “Rai Sport” pas fitores 3-0 të Atalantës, mbrojtësi i kombëtares sonë u shpreh shumë i kënaqur.

“Ishte shumë e rëndësishme që të evitonim gabimet ndaj Romës, gabuam në pjesën e parë të asaj ndeshje, ndërkohë që ndaj Juventusit bëmë shumë mirë. Dje mbrojtëm dhe sulmuam të gjithë së bashku.

Kjo fitore na jep shumë motivim, për tu përqendruar për një objektiv të mundshëm, mungojnë edhe dy ndeshjet ndaj Fiorentinës. Tani të mendojmë për kampionatin, pasi kemi një ndeshje të vështirë me Cagliarin”, tha Gjimshiti pas ndeshjes. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here